6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti për “Politico”: Zgjedhjet në veri mund të mbahen muajt e ardhshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar sërish që masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, që janë arsyetuar me “mungesën e hapave të vendosur për të shtensionuar situatën në veri” të hiqen, duke e akuzuar Brukselin për qasjen ndaj Serbisë.

Ndër të tjera, Kurti ka thënë se zgjedhjet në komunat me shumicë serbe në veri mund të mbahen brenda pak muajve të ardhshëm.

“Mund të jenë këtë vit – në disa muajt e ardhshëm”, tha ai, teksa shtoi se nënshkrimet nga të paktën 20 për qind e votuesve me të drejtë vote do të nevojiten për të nisur procedurën – një proces që është duke u zhvilluar.

“Politico” po ashtu shkruan se muajin e kaluar, mbi 10 vende evropiane i kanë kërkuar shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell të heqë kufizimet politike dhe ekonomike ndaj Kosovës, duke vënë në dukje gjithashtu rolin që Serbia kishte luajtur në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Megjithatë, BE-ja ende nuk ka lëvizur, “me kontakte minimale midis Brukselit dhe Prishtinës”.

Më tej, ky medium shkruan se BE-ja është përmbajtur nga vendosja e masave kundër Serbisë, pavarësisht shqetësimeve të përhapura për zgjedhjet e muajit të kaluar në vend.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img