Tomë Gashi, avokati i familjes Fejzullahu, ka thënë se 18-vjeçari Lulzim Fejzullahu, i vrarë në mënyrë mizore në Podujevë, punonte në një restorant të ushqimeve të shpejta.
Ai, ka thënë sot se me pagën e tij, Lulzim Fejzullahu e mbante motrën dhe vëllain e tij.
Luli ishte mbajtës i familjes dhe si 18 vjeçar punonte në një lokal të ushqimit të shpejtë (fast food). Me pagën e tij, Luli i mbante dy anëtarë të tjerë të familjes – motrën dhe vëllain – të cilët, për arsye shëndetësore, nuk mund të punojnë”, ka thënë Gashi.
Avokati ka thënë se familja e Lulzim Fejzullahut gëzonte një ndihme financiare në shumën prej 110 eurove nga institucionet shtetërore.
“Luli ishte mbajtës i familjes dhe si 18 vjeçar punonte në një lokal të ushqimit të shpejtë (fast food). Me pagën e tij, Luli i mbante dy anëtarë të tjerë të familjes – motrën dhe vëllain – të cilët, për arsye shëndetësore, nuk mund të punojnë”, ka thënë Gashi.
Avokati ka thënë se familja e Lulzim Fejzullahut gëzonte një ndihme financiare në shumën prej 110 eurove nga institucionet shtetërore.