11 raste me fruth janë konfirmuar në Shqipëri nga Instituti i Shëndetit Publik.
Siç bën të ditur gjithashtu Instituti Shëndeti Publik në Shqipëri, të infektuarit janë fëmijë të moshës nga 1 deri në 9 vjeç.
Mësohet se 6 prej këtyre rasteve kanë lidhje familjare dhe janë të pavaksinuar
Këto raste janë të konfirmuara në qytetin e Tiranës dhe në Durrës.
Deri më tani pavarësisht paralajmërimeve nuk është konfirmuar asnjë rast me fruth Kosovë.