Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, ka ndaluar shoferin R.K., 27 vjeçar, i cili ishte i dehur.
Në njoftim thuhet se shoferi fillimisht nuk është ndalur në shenjën stop të policit, kuse pas testimit me alkool-test, ka rezultuar 0.80 për qind promil.
Të njëjtit, policia i ka shqiptuar gjobë prej 200 euro, dy pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit, ndërsa është përjashtuar nga komunikacioni.
Policia Rajonale e Ferizajt, apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin e komunikacionit rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit, pasi që rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik.