-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Gruda: E turpshme krahasimi i PDK-së me Listën Serbe nga zëvendësministri i drejtësisë

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në PDK, Përparim Gruda e ka quajtur të trupshme krahasim e zëvësministrin e drejtësisë Partinë Demokratike të Kosovës me atë të Listës Serbe.

Gruda përmes një postimi në rrjetin e tij social, shkroi se një zëvendësministër që koordinohet me Rajdoqiqin për votim kundër veteranëve të UÇK-së në Kuvend, nuk mund të njollosë kurrë PDK-në.

 

Tutje, ai tha se PDK-ja nga fillimi ka e ka përkrahur vetingun.

Postimi i plotë:

“Është e turpshme që zv. ministri i drejtësisë e krahason PDK-në me Listën Serbe.

Zv. ministri i Qeverisë, që koordinohet me Radojqiqin për të votuar kundër veteranëve të UÇK-së në Kuvend, nuk mund të njollosë kurrë PDK-në.

PDK e ka ndihmuar procesin e vetingut që nga fillimi dhe ai aktualisht është duke u zhvilluar pikërisht sipas propozimit të dhënë nga kryetari Memli Krasniqi, i cili kishte sugjeruar krijimin e një Komisioni të Veçantë në Kuvend për këtë proces.

Pra, PDK e ka përkrahur vetingun nga fillimi, mirëpo PDK nuk mund ta kompensojë mungesën e kompetencës dhe paaftësinë e kësaj qeverie. Dhe, fatkeqësisht, nuk kemi mundur as t’i ndalim në koordinimet e tyre me Radojqiqin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img