Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njofton për mbajtjen e dy takimeve me strukturat udhëheqëse të kësaj partie në Obiliq e Fushë Kosovë.
Ai deklaron se “Kosova ka nevojë për një ide politike moderne, zhvillimore e shtetarë”.
“Këtë ide e kemi tek ‘Rruga e Re’; këtë ide do ta ndajmë nëpër çdo anë. Mobilizimi i madh i Lidhjes po nis”, shprehet ai.
Postimi i tij i plotë:
Sonte, në dy takime të tjera mobilizuese me strukturat udhëheqëse të LDK-së në Obiliq e Fushë Kosovë.
Sa shumë energji; sa shumë vullnet për angazhim të përbashkët partiak. Mes bashkëveprimtarëve e besimtarëve të djathtë; në angazhimin monumental që thërret për një Lidhje të fortë, unike e në realitet me qytetarë.
Aktivizmi ynë partiak sot, është akt patriotik. Kosova ka nevojë për një ide politike moderne, zhvillimore e shtetare. Këtë ide e kemi tek ‘Rruga e Re’; këtë ide do ta ndajmë nëpër çdo anë. Mobilizimi i madh i Lidhjes po nis.