7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Stimuloi lindjen e parakohshme, e ëma iku nga spitali duke braktisur foshnjën e vdekur

Mes javës së 20-të dhe 22-të të shtatzënisë, një grua mendohet të ketë stimuluar lindjen, duke e drejtuar kështu drejt abortit.

Në mëngjesin e 19 janarit, në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, ndodhi një situatë e pazakonshme.

Në klinikën ku mamitë e specialistët mjekësorë trajtojnë gratë shtatzëna dhe mezi presin të mbajnë të porsalindurit në dorë, të premten e tretë të janarit të ftohtë u përballën me krejt diçka tjetër.

Duket se nëna kishte vendosur që të mos e mbante fëmijën. Kjo në mes të javës 20 dhe 22.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima foshnje, e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, në rrethana ende të panjohura, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë ishte dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Në Policinë e Kosovës, rasti u regjistrua si “Hetim i vdekjes”.

Por, çka ndodhi me nënën?

Krejt çka dihet deri më tash është se gruaja, pasi mori trajtimin e nevojshëm brenda klinikës së QKUK-së, u largua, për të mos u kthyer më.

Në bisedën që Kiksi kishte me drejtorin e Klinikës Obstetrike dhe Gjinekologjisë në QKUK, Zef Ndrejaj, informacioni i vetëm qe ai na dha janë ato që dihen deri më tash.

Megjithatë, Ndrejaj theksoi se të gjitha ato fakte që kanë pasur u janë dhënë organeve të rendit dhe Policia e Kosovës po i vazhdon hetimet.

Sipas Ndrejajt, që në fillim po bëhej fjalë për abort, meqë në atë pikë të shtatzënisë, foshnja nuk mbijeton dhe se lindjen e parakohshme e kishte shkaktuar, sipas tij, stimulimi me ndonjë tabletë.

Ai theksoi se gruaja, me të marrë trajtimin, ka ikur pa ndonjë shpjegim, duke mos i lënë stafit mjekësor rrugë tjetër përpos lajmërimit të policisë.

Braktisja e foshnjave nga nënat është një fenomen shqetësues, i cili i ndodh vendit tonë. Vit pas viti është raportuar për statistikat se sa foshnje të porsalindura janë braktisur nga nënat e tyre. Sipas të dhënave të Klinikës Gjinekologjike, në pesë vjetët e fundit janë braktisur 51 foshnje, ndërsa gjatë vitit 2023, u braktisën tri foshnje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img