Një depo në veri të Mitrovicës ka qenë cak i një bastisjeje nga Policia e Kosovës.
Policia në aksion është shoqëruar nga zyrtarë doganorë dhe nga Agjencia e Kosovës për Produkte Medicinale.
Për rastin ka folur Veton Elshani, zv. Drejtori i Policisë për Rajonin e Veriut.
“Pas pranimit të informacioneve se në një depo/magazinë në afërsi të stacionit të autobusave mund të kemi mall të kontrabanduar, Policia ka reaguar dhe kemi kuptu se aty ka produkte medicionale për të cilët nuk dihej origjina”, tha Elshani.
“Sot kemi thirr doganën dhe agjensinë e Kosovës për produkte medicinale, ndërsa në ndërkohë kemi kuptu se kjo depo mund të kishte produkte medicinale brenda e që menaxhohen nga Spitali rajonal i Mitrovica Veri”.
“Tani së bashku me personelin e spitalit jemi në proces të verifikimit të kësaj depoje”, ka njoftuar tutje ai.