9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Rusia kryen sulme vdekjeprurëse me raketa në Kiev dhe Kharkiv

Zyrtarët ukrainas thanë se Rusia lëshoi një breshëri raketash të martën që vranë të paktën katër persona dhe plagosën më shumë se 60 të tjerë, ndërsa dëmtuan shumë ndërtesa banimi në qytetet Kiev dhe Kharkiv.

Zyrtarët ukrainas thanë se mbrojtja ajrore e vendit rrëzoi 21 nga 41 raketat ruse.

Zoti Oleh Synehubov, guvernatori rajonal i Kharkivit, tha se tre persona u vranë dhe 42 të tjerë u plagosën.

Sulmet kishin në shënjestër kryesisht kryeqytetin, Kiev, si dhe qytetin Kharkiv në verilindje të Ukrainës.

Kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov tha se sulmet ruse dëmtuan 30 ndërtesa banimi.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se sulmet goditën disa nga periferitë e kryeqytetit, duke plagosur të paktën 20 persona.

Një person u vra gjithashtu në qytetin lindor të Pavlohradit, në rajonin e Dnipropetrovskut.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img