-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Miftaraj: KQZ-ja dhe Presidenca s’mund të ndalojnë financimin e ndarjeve të mjeteve për asnjë parti politike

Ehat Miftaraj drejtor i Institutit Kosovar për Drejtësi është shprehur se KQZ-ja e as Presidenca nuk munden me ndërhy në mënyrë abritare në ndalimin e financimit ose të ndarjeve të mjeteve për asnjë parti politike qe përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës.

Ai në profilin e tij Facebook ka shkruar se i kupton partitë politike që bëjnë fushatë me Listen Serbe por nuk po i kupton se disa ekspertë të pavarur mbajnë qëndrime që sipas tij janë jashtë rendit të kushtetues dhe ju juridik të Kosovës.

“I kuptoj partitë politike që bëjnë fushate me Listen Serbe, por nuk i kuptoj disa eksperte të pavarur që mbajnë qëndrime që janë jashtë rendit kushtetues dhe juridik të Kosovës” ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka thënë se KQZ-ja mundet me ndalu financimin vetëm në rast se me vendim të gjykatës e njëjta parti shpallet kundër-kushtetuese.

“KQZ-ja mundet me ndalu financimin e një partie politike vetëm nëse me vendim te gjykatës e njëjta parti politike shpallet kundër-kushtetuese dhe përjashtohet nga Kuvendi i Kosovës përmes një procesi gjyqësor”, tha ai.

Ai përveç kësaj është shprehur se deri sa nuk ka vendim gjyqësor për shpalljen e partisë politike kundër kushtetuese edhe zërat për të ndalur financimin e partisë nga KQZ-ja nuk duhen të merren shumë seriozisht.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img