-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Hill reagon për dinarin: Vendimi i Kosovës surprizë e panevojshme, më e rëndësishme të bëhet Asociacioni

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka folur sot për njoftimin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës ku thuhet se euro është e vetmja valutë e vlefshme në Kosovë. Hill e ka cilësuar një veprim surprizues dhe të panevojshëm, marrë parasysh fazën ku gjendet aktualisht dialogu, shkruan Express.

“Në këtë fazë të dialogut që ne kemi arritur dhe z.Lajcak ka arritur, surpriza të tilla të panevojshme dhe veprime të njëanshme duhet të shmangen”, ka thënë Hill, shkruan Rts, trasnmeton Express.

Ai ka thënë se gjëja më e rëndësishme tani është krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe se duet fokusuar tek kjo temë.

“Ne mendojmë se gjëja më e rëndësishme është themelimi i Asociacionit. Ne duhet të fokusohemi në këtë dhe të shmangin temat që s’janë në interes të përbashkët”, ka thënë Hill.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img