-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

E konfirmon Bulliqi: Njëri prej të dyshuarve për vrasjen e 18 vjeçarit, ishte i dënuar me 3 vjet burgim, dyshohej për 9 vepra penale

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka folur për vrasjen e 18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahu nga dy persona, të cilët po pretendohet se janë të mitur, shkruan Insajderi.

Bulliqi më konkretisht ka folur për njërin prej tyre, ka thënë se ka qenë i dënuar me 3 vjet burgim.

Ai tha se i njëjti dyshohej për 9 vepra të ndryshme penale.

Njëri prej individëve që dyshohet se është pjesë e këtij rasti, është nxënës i një shkolle të mesme në qytetin e Podujevës, ndërsa tjetri ka dy apo tri vite që ka qenë nxënës i shkollës, i cili për sjellje jo të mira është larguar nga shkolla dhe ka braktisur shkollimin e mëtejshëm pas disa veprave që i ka bërë qoftë në shkollë, qoftë në ambientet tjera. U informuam nga organet e rendit, të cilat e kanë kryer punën e tyre, kanë iniciuar rastet”.

“…Me këto raste është marrë gjyqësia dhe prokuroria, dhe njëri prej tyre, në këtë fazë kur ka ndodhur tash rasti, faktikisht ka qenë i dënuar me 3 vite e gjysmë burgim për një rast të mëhershëm dhe faktikisht ka pasuar ky rasti që është aktualisht”, tha Bulliqi para gazetarëve, pas një mbledhje të Këshillit për Siguri në Bashkësi në Komunën e Podujevës.

Njëri prej tyre është me diku 9 vepra të ndryshme penale, i cili është hetuar dhe organet e drejtësisë dhe prokuroria e kishin dhënë fjalën e tyre me këtë dënim”, tha Bulliqi.

“Ndërsa i dyti, i cili është bashkëpjesëmarrës, nuk është që ka të hapur ndonjë rast nga organet e rendit”, tha ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img