Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me sarkazëm i tha kryeministrit Dimitar Kovaçevski se kur bëhet fjalë për ushqim, Maqedonia e Veriut nuk është më e mira në rajon. Rama komentoi darkën e liderëve të rajonit në Shkup, ku tha të gjithë e kuptuan se liderët e Ballkanit Perëndimor mund të bëjnë biseda të civilizuara.
“Papritmas ne kuptuam se, e di, ne mundemi, mund të kemi një bisedë të civilizuar, të flasim për ekonominë dhe njerëzit, pa e futur historinë mes dy vakteve. Dhe ushqimi tingëllonte më mirë, që në Maqedoni nuk është shumë lehtë. Pra…më fal Dimitar por e di, kur bëhet fjalë për ushqimin, duhet të pranosh se nuk je më i miri në rajon”, tha mes tjerash Rama.