4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti thumbon Vuçiqin: Serbia po shfrytëzon lirinë për mallrat që të bartë armatim për sulme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në Samitin Ballkan Perëndimor-BE që po mbahet në Shkup, ka shfrytëzuar fjalën e tij për të thumbuar presidentin serb, Aleksander Vuciq.

Kurti ka thënë se që rajoni të përparojë dhe që njerëzit të afrohen me njëri-tjetrin, duhet që të ndalen kërcënimet e sigurisë.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se për integrim dhe rritje të shkëmbimeve tregtare duhet pasur besim reciprok dhe raporte normale, por shton se kjo s’mund të ndodh nëse liria e mallrave shfrytëzohet për të transportim të armatimit e municionit apo për të financuar sulme terroriste, duke e lidhur me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë dhe shumën masive të armatimit që ka hyrë nga Serbia në Kosovë.

Tutje ka thënë se normalizimi i raporteve bazuar në njohje reciproke është çelësi për të zhbllokuar potencialin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Për rajonin, që të integrohet ekonomikisht dhe që qytetarët të afrohen, kërcënimet e sigurisë duhet të ndalen. Integrimi i thellë dhe rritja e lëvizjes së mallrave dhe njerëzve kërkon besim reciprok dhe raporte normale. Kjo s’mund të ndodh nëse liria për mallrat shfrytëzohet për lëvizje të armatimit apo për të financuar sulme terroriste. Normalizimi i raporteve bazuar në njohje reciproke mendoj se është çelësi për të zhbllokuar potencialin e rajonit dhe për të rritur mirëqenien e qytetarëve tonë. Anëtarësimi në BE është zgjedhje”, ka thënë Kurti.

Në nisje të takimit në kuadër të “Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, Kurti është shprehur të hënën se Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mundësojnë sa më shumë bashkëpunim rajonal dhe “ecje më të përshpejtuar drejt BE-së që është qëllimi e fati ynë”.

Sipas Kurtit, Brukseli e Washingtoni janë të angazhuara me Ballkanin Perëndimor për rritje ekonomike.

“Brukseli dhe Washtingoni bashkë me Ballkanin Perëndimor në Shkup për rritjen ekonomike dhe jo vetëm të rajonit tonë. Vlerat e BE-së duhet të bëhen reforma tek ne, ndërkaq mbështetja e BE-së duhet të jetë edhe financiare”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se plani i rritjes nënkupton 6 miliardë euro për rajonin tonë, me ç’rast sasia e mjeteve që merret varet nga punët e mira që bëjmë.

“Kosova sot do të dorëzoj listën e reformave të diskutuara e në ditët në vijim do të dorëzojmë listën e projekteve indikative. Sa i përket reformave në qendër kemi reformën e administratës publike dhe të menaxhimit të financave publike, kurse të projekteve kemi ato për agjendën e gjelbër, digjitalizimin, investimin në sektorin privat dhe ngushtimin e hendekut infrastrukturore”, tha Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img