4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Gjenden dy turistët zviceranë që i kishte zënë orteku në Shqipëri, pritet të evakuohen përmes helikopterit

Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor të Kosovës ka njoftuar se janë lokalizuar dy turistët zviceranë që i kishte zënë orteku brenda.

Në njoftim thuhet se turistët janë në gjendje stabile shëndetësore.

“Një skuadër e ShKShMK, gjendet në një operacion të ndërlikuar dhe me rrezikshmëri të lartë të kërkim- shpëtimit në afersi të fshatit Çajë, ne zonën e Kukësit, Shqipëri. Për më shumë se 13 orë në aksion, është bërë lokalizimi i dy turistëve zviceran të cilët si pasojë e reshjeve të dendura të borës në ditët e fundit, kanë pësuar nga orteku i cili i ka zënë mbrenda. Në orët e vona të mesnatës është bërë nxjerrja e tyre nga orteku nga anëtarët e ShKShMK-së, ku rrezikshmëria dhe zona tepër e papërshtatshme për intervenim dhe logjistikë, e kanë bërë këtë aksion tepër të ndërlikuar. Turistët janë në gjendje stabile shëndetësore, duke pësuar hipotermi dhe dyshohet për fraktura të gjymtyrëve, të cilat mbesin të vërtetohen nga ekzaminimet e mëtutjeshme mjekësore. Pritet të bëhet evakuimi i tyre permes helikopterit të Emergjencave Shtetërore të Shqipërisë. Për informata më të hollësishme ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img