-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Messi nuk hyn as në Top 200 lojtarët më të vlefshëm e Ronaldo as në Top-500

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo konsiderohen si dy prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit.

Ylli argjentinas dhe ai portugez kanë fituar gjithçka me ekipet dhe me Kombëtaret e tyre.

Gjithashtu, janë treguar legjendarë edhe në nivelin individual, duke thyer rekorde të shumta.

Rivaliteti mes tyre konsiderohet si më i madhi i parë ndonjëherë në futboll.

Ata madje e kanë pranuar vetë se janë motivuar më shumë nga njëri-tjetri, pasi kishin inat sportiv dhe pozitiv, prandaj edhe dëshironin të arrinin më shumë.

Fatkeqësisht, që të dy po shkojnë drejt fundit të karrierave të lavdishme.

Leo Messi falë formës së jashtëzakonshme e kishte fituar Topin e Artë plot 8 herë, ndërsa në vitin 2022 e realizoi ëndrrën jetësore për t’u shpallur kampion i botës me Argjentinën.

Në kohën kur ishte në formën optimale, klubet tjera s’kishin gjasa ta transferonin atë pasi Barcelona e konsideronte si të pa-shitshëm.

Nëse kthehemi prapa në vitin 2018, vlera maksimale e Messit në treg ishte 180 milionë euro.

Këtë vlerësim e kishte bërë faqja e specializuar për vlerën e lojtarëve, “Transfermarkt”, në përditësimet e saj më 1 janar dhe më 30 maj të atij viti.

Kjo kishte bërë që ai të bëhej lojtari më i shtrenjtë absolutisht në treg në atë kohë.

Por tash, ndonëse u zgjodh së fundmi “Futbollisti i Vitit” i FIFA-s, vlera e kartonit të Messit në treg ka rënë dukshëm.

Gjithnjë sipas “Transfermarkt”, 36 vjeçari tash “peshon” 35 milionë euro.

Me këtë rast, sulmuesi i Inter Miamit, i cili e pati një eksperiencë dëshpëruese në Paris Saint-Germain, radhitet në vendin e 235-të në botë në renditjen e lojtarëve më me vlerë në botë.

Ndërkohë, rivali i tij i përbetuar ka pësuar rënie edhe më të madhe.

Ronaldo, i cili në muajin e ardhshëm do t’i mbushë 39 vjet, kulmin e vlerës e kishte arritur në vitet 2014, 2015 e 2018, kur kartoni i tij vlerësohej 120 milionë euro.

Kishte ndodhur kjo gjatë viteve të lavdishme të pesë herë fituesit të Topit të Artë dhe 5 herë fituesit të Ligës së Kampionëve, derisa ishte pjesë e Real Madridit.

Por, vlera e kartonit të “CR7” tash është veç 15 milionë euro.

Si rezultat, ylli i Al-Nassr nuk e sheh veten as në Top-500 lojtarët me vlerën më të lartë.

Më saktësisht, golashënuesi më i mirë në botë i vitit 2023 me 54 gola, gjendet në vendin e 638.

Pra, karrierat e Messit dhe Ronaldos po shkojnë drejt perëndimit.

Vlerat në mënyrë drastike iu kanë rënë edhe dy Topave të Artë të tjerë të viteve të fundit, Luka Modric dhe Karim Benzema.

Mesfushori veteran i Real Madridit tash vlerësohet veç 10 milionë euro, kurse sulmuesi francez i Al-Ittihad 15 milionë.

Edhe këta dy ish-bashkëlojtarë po shkojnë drejt fundit të karrierës.

Mirëpo, gjithmonë në pah dalin lojtarë të rinj, të cilët mundohen t’i mbulojnë zbrazëtirat që i lënë paraardhësit e tyre.

Për momentin, lojtarët më të vlerësuar në treg janë Kylian Mbappe, Erling Haaland dhe Jude Bellingham.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, ai i Manchester Cityt dhe ylli i ri i Real Madridit kushtojnë nga 180 milionë euro.

Prapa tyre gjendet Vinicius Junior i Realit me vlerë prej 150 milionë euro.

Që të dy, Mbappe e Haaland janë objektiva të Realit dhe nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen t’i shohim duke luajtur së bashku në “Santiago Bernabeu”.

Do të ishte një katërshe e ëndrrave apo jo.

Natyrisht, vlera e vendosur nga “Transfermarkt” nuk e vendos edhe çmimin e transferit eventual të lojtarëve.

Kjo pasi klubet e tyre kërkojnë më shumë para për shitjen e yjeve të tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img