3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Podujeva me projekt të pishinës gjysmë olimpike

Komuna e Podujevës së fundmi do të bëhet me një pishinë gjysmë olimpike në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Mirëpo, sipas qytetarëve, Podujeva ka probleme më të theksuara në të cilat do duhej investuar.

Komuna e Podujevës paralajmëroi se do të nisin punimet për ndërtimin e një pishine gjysmë olimpike, e cila pritet të pëfundojë brenda dy vitesh. Në këtë pishinë do të mund të zhvillohen gara vendore dhe të huaja.

Ky projekt, kostoja e të cilit arrin mbi 4 milionë euro, sipas zëdhënësit të komunës së Podujevës, Fatri Zhitia, është ndër projektet lokale më madhore, i cili qytetarëve do t’u ofrojë shërbime të shumëta.

“Është një projekt i cili do të financohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, për shkak se edhe kostoja buxhetore e cila e përfshinë këtë projekt është shumë e lartë dhe Komuna e ka të pamundur t’a përballoj gjith këtë shumë për ta realizuar vet këtë projekt”, tha për RTV21 Fatri Zhitia, Komuna e Podujevës.

Në anën tjetër, qytetarët nuk janë aq të entuziazmuar me këtë projekt, pasi komuna e Podujevës do të duhej të investonte në tjera fusha për t’i zbutur problemet për të cilat, ata thonë se janë më shumë jetike për ta.

“Ka projekte ma të meçme se ata përshembull se komuna e Podujevës si komunë na ja kemi pa sherrin Prishtinës, arsyeja që është 30 km e shkojmë atje me punu, asnjë investim tjetër me qele dicka përshembull një fabrikë a dicka e me ardhë puna një pishinë. Krejt në rregull edhe ajo, veç do të tjera investime me bo, me shti një rini në punë në 4 milionë euro, kurgjo kurgjo nja 50 punëtor i shtin”, tha qytetari Fazli Çitaku.

“Konsideroj se komuna e Podujevës ka nevoja të tjera përveç pishinës olimpike. Përmirësimi i gjendjes nëpër shkolla, për përmirësimin e suksesit po ka edhe të tjera”, tha Abdullah Mehmeti, qytetar.

“Ka katune që duhet me ndërtu çerdhe, mirëpo, për punësim duhet me kqyrë dicçka me pru ndonjë donator të jashtëm për me punësu rininë, se rinia po shkon jashtë e pishina është kur janë kushtet e mira, por kushtet nuk janë për pishinë, për rini duhet me mendu diçka”, tha Hetem Bejta, qytetar

Projekti i Komunës së Podujevës për ndërtimin e pishinës gjysmë olimpike në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pritet të fillojë brenda këtij viti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img