Analisti nga Tirana, Mentor Nazarko beson se takimet e liderëve të rajonit në Shkup, në të cilin përveç atyre europiane do të jenë të pranishëm edhe zyrtarë të lartë amerikanë, do të ndikojnë në përshpejtimin e zbatimit të marrëveshjes së dialogut Serbi-Kosovë, sepse veçanërisht SHBA-të janë të interesuara për rezultate të prekshme në procesin e normalizimit.
Liderët rajonalë do të mblidhen në Shkup me rastin e Planit të BE-së për rritjen e Ballkanit Perëndimor, me vlerë gjashtë miliardë euro, si dhe është paralajmëruar pjesëmarrja e ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, James O’Brien.
Nazarko për tha për mediumin serb, “Kosovo Online” se pret që në Shkup të dëgjohen një sërë mesazhesh të rëndësishme lidhur me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Tani duhen rezultate konkrete, Aneksi i Ohrit i marrëveshjes parasheh disa hapa dhe obligime për secilën palë, duke filluar me njohjen e simboleve të të dyja vendeve, hapjen e zyrave përfaqësuese… Nga ana tjetër, nga Kosova kërkohet që të formoi Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, po ashtu, një mesazh i rëndësishëm është vendi që u zgjodh për mbajtjen e mbledhjes, domethënë rëndësinë që i jepet nikoqirit, në këtë rast, kryeministrit maqedonas Kovaçevski. Interesi amerikan është të mbajë një kurs properëndimor në Maqedoninë e Veriut, ku priten zgjedhje dhe ku vazhdimi i këtij kursi vihet në dyshim, veçanërisht nëse vërtetohet se VMRO-DPMNE, e cila kundërshton reformat, do të fitojë. Këto do të jenë dy mesazhet kryesore të takimit, por do të inkurajohet edhe bashkëpunimi në rajon, ku ka ndikim potencial rus”, thotë Nazarko.
Ai shton se për këtë arsye SHBA-ja dhe BE-ja nuk po zvarriten, por po investojnë përpjekje politike për të arritur rezultate të dukshme në rajon, sidomos kur është fjala për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Besoj se ky takim dhe prezenca amerikane do të ndikojë në zbatimin e marrëveshjes. Vuçiq nuk mund të japë më justifikime si para zgjedhjeve. SHBA, dhe Perëndimi në përgjithësi, legalizuan fitoren e tij në zgjedhje. Nga ana tjetër, Kosova është nën sanksionet e BE-së, të cilat janë publike, ndoshta edhe SHBA-ja ka vendosur sanksione ndaj Kosovës, të cilat nuk bëhen të ditura. Kjo klimë sanksionesh dhe presionesh individuale, ndryshimi i situatës politike në të dyja vendet dhe afrimi i zgjedhjeve evropiane dhe amerikane janë rrethana që mund të ndikojnë në ecurinë e dialogut”, tha Nazarko.
Sa i përket formatit të takimit dhe përfshirjes amerikane, Nazarko thotë se ai i ngjan Ballkanit të Hapur, nën vëmendjen dhe mbikëqyrjen e SHBA-së, gjatë presidencës Trump.
“Ballkani i hapur është përfshirë edhe në marrëveshjen në Uashington, e nënshkruar nga Hoti dhe Vuçiq, në këtë rast nuk kemi angazhimin e presidentit, por O’Brien, i cili është një diplomat i rëndësishëm dhe që nga fundi e ka njohur Ballkanin e viteve 80, ishte përfshirë në Dejton, Rambuje dhe procese të tjera të rëndësishme. Kjo përfshirje amerikane ruan formalisht dinjitetin e Bashkimit Evropian dhe programit të BE-së për rritjen e rajonit. Është qasja e administratës Biden, që dialogu duhet të të bëhet përmes BE-së dhe se SHBA-të duhet t’i ndihmojnë, por duket se amerikanët kanë vendosur të arrijnë rezultate të dukshme në dialogun Kosovë-Serbi, që është problemi kryesor i rajonit, sidomos që nga zgjedhjet presidenciale në SHBA. Nëse takimi në Shkup do të ishte vetëm për planin evropian të rritjes, atëherë do të kishim një nivel tjetër të përfaqësimit të BE-së, jo vetëm me drejtorin e zgjerimit, ky është një lajm i mirë për rajonin, shpresoj se ky takim do të sjellin rezultate konkrete”, ka treguar bashkëbiseduesi ynë.
Ai thekson gjithashtu se është një fakt domethënës që datën dhe vendin e takimit e kanë përcaktuar vetë vendet e rajonit, liderët e tyre.
“Ky takim ka formatin klasik të takimeve të Ballkanit të Hapur, me praninë e presidentit, kryeministrit, shoqërisë civile dhe ministrave të financave. Do të nënshkruhet një marrëveshje që rrit ndjeshëm bashkëpunimin rajonal. E vetmja gjë që mungon është etiketa ‘Ballkani i Hapur Së fundi, Ballkani i Hapur nuk synonte të shndërrohej në iniciativë të përjetshme, ishte thjesht një formulë për të inkurajuar BE-në që t’u kushtonte më shumë vëmendje vendeve të rajonit, kur bëhet fjalë për integrimin evropian. Në këtë kuptim, kjo nismë arriti qëllimi i saj”, thekson Nazarko.