Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rrugët e mbyllura në lagjen “Arbëria” në kryeqytet pasi era e rrëzoi kulmin e objektit të kësaj komune para tri ditësh, janë rihapur për qarkullim.
Por Komuna thotë se është i ndaluar rreptësisht parkimi i veturave në parkingun e këtij objekti dhe përreth tij.
Komuna tha se aktualisht po punohet në kulmin e këtij objekti.
“Të nderuar qytetarë, Rrugët “Radovan Zagoviq” dhe “Nora e Hotit” në lagjen “Arbëria” janë hapur për qarkullim, por ndalohet rreptësisht parkimi i veturave në parkingun e objektit të Kryeqytetit dhe rreth saj. Aktualisht është duke u intervenuar në kulmin e këtij objekti”, njoftoi Komuna në Facebook.