Natën mes të premtes e të shtunës, u shemb gjysma e urës që lidh Ratkocin me Vrajakun, Bratotinin e disa fshatra të tjerë të Rahovecit.
Banorët thonë se ura është ndërtuar shumë vite më parë dhe u ka rezistuar vërshimeve edhe më të mëdha.
Banorët shpresojnë se komuna do te intervenojë sa më shpejt. Ndërkohë, Ali Morina, shef i kabinetit të kryetarit të Rahovecit, thotë se do të shpejtojnë procedurat për ta rregulluar këtë urë. Ai sqaron se ndërtimi i saj është paraparë në buxhetin komunal të këtij viti.
“Gjendja e urës nuk ka qenë fort e mirë për shkak të vjetërsisë së saj, ne i kemi paralajmëruar qytetarët që kjo urë paraqet rrezik dhe e kemi blloku kalimin në korsinë e dëmtuar. Ne si komunë e kemi të planifikuar në buxhet ndërtimin e disa urave duke përfshirë edhe këtë urë”.
“Shumë shpejt do t’i zhvillojmë procedurat e prokurimit për ndërtimin e saj, jemi na fazën e hartimit të projektit, besoj edhe me procedura emergjente të prokurimit do të intervenojmë”, tha për RTK-në Ali Morina, shef i kabinetit të kryetarit në Rahovec.
Sipas inxhinierëve, projekti për rregullimin e kësaj ure do të jetë gati deri në fund të muajit, ndërsa sapo të përfundojnë procedurat e prokurimit, do të nisë puna për ndërtimin e saj.
Deri në atë kohë, banorët këshillohen për kujdes dhe të zgjedhin rrugë të tjera.