Visar Azemi i LDK-së po thotë se LDK-ja përveç pushtetit po e frikëson edhe opozitën.
Duke aluduar te koalicioni i ri i formuar mes AAK-së dhe Nismës, Azemi tha se LDK s’është si asnjëra, prandaj, sipas tij, ka panik.
“Mobilizimi dhe rritja e LDK-së duket se përveç pushtetit, po i frikëson edhe këta opozitarët që e kërkojnë shpëtimin te njëri-tjetri përmes koalicioneve e të ashtuquajturave fronteve opozitare. LDK, duke mos qenë si asnjëra, duket se është pengesë për të dy palët. Rruga e Re është projekti që në bosht ka qytetarët, të cilët përditë po shtojnë radhët tona. Prandaj, ka panik edhe tek partia në pushtet që po e thellon vendin në krizë, edhe tek ata që në të kaluarën pushtetin e përdorën për interesa të ngushta private”.
“Ne jemi alternativa dhe Rruga e Re është projekti për të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar ai.