4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Juniku në terr, komuna fajëson KEDS-in për dështim

Për shkak të reshjeve të mbrëmshme të borës, i gjithë territori i Komunës së Junikut ka mbetur pa energji elektrike.

Përmes një reagimi për media, nga komuna kanë thënë se edhe përkundër që kanë kërkuar veprime nga ana e KEDS-it, qytetarët janë në terr nga ora 01:00 e natës.

“Reshjet e mbrëmshme të borës në zonën e Junikut kanë sjellë terr për territorin e Junikut. Edhe pse komuna ka kërkuar veprime nga ana e KEDS, territori i komunës së Junikut është në terr nga ora 01:00 e natës e kësaj të shtune”, thuhet në komunikatën për media.

Nga komuna kanë fajësuar KEDS-in “për këtë dështim”, ndërsa kanë thënë se mungesa e energjisë elektrike shkakton dëme të mëdha në familjet e Junikut.

“Ne jemi dëshmitarë se në kohët e fundit, nëse fryn një erë e lehtë, furnizimi me energji ndalet, nëse bie shi furnizimi me energji ndalet, nëse bie borë furnizimi me energji ndalet”.

“Ne apelojmë tek KEDS si përgjegjës për furnizimin me energji elektrike që të bëjë evitimin dhe furnizimin me energji elektrike për banorët e Junikut sa më parë. Banorët e Junikut janë edhe paguesit më të rregullt të energjisë elektrike dhe nuk e meritojnë një trajtim të tillë”, thuhet mes tjerash.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img