Zëvendësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri e ka ofenduar rëndë profesorin universitar Blerim Latifin. Ai ka thënë se Latifi nuk mund të merret me çështje “komplekse” e as të historiografisë.
Sipas Vokrrit, Latifi provokon në paraqitjet e tij publike, teksa e ka quajtur “sharlatan” e pa “fuqi argumentuese”.
“Blerim, trus se s’e ki ti kryet me u marrë me çështje “komplekse” as të historiografisë, as të kurrçkafit. Me konë i miri s’kishe provoku me çdo paraqitje publike, si sharlatan që je, pa trohë fuqie argumentuese”, ka shkruar Vokrri në Facebook.