-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Supë kremoze me lulelakër

Përbërësit:

40 g gjalpë pa kripë
1 qepë, e prerë në kubikë
1 lulelakër mesatare, e prerë
1 patate mesatare, e prerë në copa
1 litër lëng perimesh (që e përftoni nga zjerja e perimeve më sipër)
500 ml qumësht
Erëza sipas dëshirës.

Përgatitja:
Shkrini gjalpin në një tenxhere të madhe në një zjarr mesatar, më pas shtoni qepën derisa të marrë pak ngjyrë të artë. Shtoni lulelakrën dhe pataten të aromatizohen bashkë më qepën dhe gjalpin, e më pas shtoni ujë. Lërini të ziejnë për rreth 10 minuta, sa perimet të kenë marrë pak zbutje.
Pasi uji të jetë kondensuar, shtoni qumështin dhe lëreni të marrë një valë për 10- 12 minuta, pa e vendosur kapakun e tenxheres. Pasi të jetë bërë disi kremoze, largojeni tenxheren nga zjarri dhe përdorni blenderin për t’i bërë në masë të njëtrajtshme të gjithë përbërësit.
Shërbejeni në tasa mbi të cilët sipas dëshirës mund të shtoni gjethe trumëze, pak piper të zi dhe vaj ulliri.
Ju bëftë mirë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img