-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku i reagon Gërvallës: “Për shkak të pozitave institucionale që mbani, ju jeni të dëmshëm”

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, lidhur me deklaratën e fundit të saj për të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, njofton PrishtinaPress.

Çitaku përmes një postimi  në facebook ka shkruar duke përmendur deklaratat të mëhershme të Gërvallës në lidhje me Lajçakun dhe Asociacionin.

“Ju jeni joserioz, të  papërgjegjësishëm, qesharak. E fatkeqësisht për shkak të pozitave institucionale që mbani, ju jeni të dëmshë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

”Është i mirë propozimi i BE-së për asociacionin, jo nuk është i mirë propozimi i BE-së, e kemi pranuar propozimin e BE-së, nuk e kemi pranua propozimin e BE-së, ska autonomi për serbët e Kosovës, ka autonomi për serbët e Kosovës, Lajçak është i mirë, Lajçak është i keq. Ju jeni joserioz, të papërgjegjshëm, qesharak. E fatkeqësisht për shkak të pozitave institucionale që mbani, ju jeni të dëmshëm”, ka shkruar më tej nënkryetarja e PDK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img