2 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla e përsëritë: Nuk e fsheh se drafti i Asociacionit nuk është i mirë

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Donika Gërvalla, është deklaruar sërish për draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pikë kjo mjaft e nxehtë në dialogun Kosovë – Serbi.

Gërvalla, së fundmi, në një intervistë në televizionin publik ka deklaruar se nuk e fsheh se drafti i Asociacionit nuk është i mirë.

Më herët, ministrja ka deklaruar se ky draft nuk ofron asnjë lloj autonomie për veriun e Kosovës, teksa ka siguruar qytetarët se institucionet e Kosovës nuk do ta pranojnë një draft, i cili do ta dëmtojë shtetin.

“Drafti nuk ofron asnjë lloj autonomie për veriun e Kosovës dhe nuk është fer pyetja sepse përgjigja nuk varet nga ne. Po të ishte për ne menjëherë do ta kishim publikuar, është kërkesë e atyre që facilitojnë procesin e negociatave të cilët na kanë lutur. Prandaj drafti është jo shumë i mirë, drafti ka mjaftë sfida, respekton shumë shqetësimeve tona në të kaluarën dhe mendoj që është një bazë e mirë për të punuar më të. Unë iu lus që të keni pak durim lidhur më çështjen e draftit unë ju siguroj që nuk ka a një tentativë, as një përpjekje, asnjë vullnet, as dëshirë të kësaj Qeverie, dhe në përgjithësi të institucioneve as të presidentes e as kryeministri për të pranuar draft të cilat janë në dëme të Kosovës”, pati thënë Gërvalla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img