Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulëzim Fushtica për Kiks Kosovën, ka thënë se ende nuk dihet nëse ka kaluar rreziku nga rrënimi i pjesës tjetër kulmit.
Sipas tij, kjo ka qenë edhe arsyeja se pse është mbyllur Komuna deri ditën e hënë dhe dy rrugët kryesore rreth saj.
Fushtica shtoi se Policia e Kosovës ka marrë për obligim që në rast të erërave, do të bllokojë rrugën edhe për këmbësorë.
Ai ka bërë të ditur që nga dita e nesërme do të nis edhe largimi i rrënojave të kulmit.
Në Kiks, ai përcolli mesazhin e kryetarit Përparim Rama duke iu bërë thirrje institucioneve të hetuesisë që të merren me hetimin e secilit detaj i cili mund të jetë faktor për shkaktimin e këtij incidenti.