Kërkesën për zgjedhje të reja në vend partitë opozitare po e shfaqin çdo ditë e më shumë edhe gjatë këtij fillimviti.
Sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi, thotë se zgjedhjet e reja janë të domosdoshme pasi që sipas tij, vendi ka nevojë për një qeverisje të re.
“Zgjedhjet këtë vit janë mëse të domosdoshme kjo qeveri që kemi tani në pushtet e ka humbur kredibilitetin pas shumë skandaleve skandaleve që e kanë përcjellë këtë qeveri këtë qeveri në fund edhe ngritja e çmimeve e rrymës marrëveshjet…mendoj që vendit i duhet nëj qeveri që arrin ta kthej Kosovën në binar të duhur. Si pasojë e kësaj qeverie Kosova ndodhet në pozitë të dobët edhe në rrafshin ndërkombëtarë. Ne zyrtarisht i kemi kërkuar kësaj qeverie që si Kuvend të marrin një vendim që të shkojmë në zgjedhje jemi të gatshëm edhe sot qysh në seancën e parë t’i japim votat tona si PDK për t’ia shkurtuar mandatin kësaj qeverie të keqe që ia ka rënduar jetën qytetarët….ne e dimë si rrëzohet qrveria kemi ofruar në Kuvend që bashkërisht ….që të shkojmë në zgjedhje sa më shpejtë që të sjellim një qeveri të re që sjell përspektivë…”, tha Gjoshi.
Përveç PDK-së zgjedhje të reja po kërkojnë edhe dy partitë e tjera opozitare, LDK-ja dhe AAK-ja.
Në një linjë me opozitën për zgedhje të reja duket se është edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca.
Sipas tij, sa më shpejtë që mbahen zgedhjet e reja më mirë është për vendin.
“Sa më herët ma merr mendja aq më mirë për Kosovën, mirëpo natyrisht që Qeveria i ka planet e veta, projektet që është duke i realizuar e pastaj në bazë të këtyre dyjave duhet të gjejmë një drejtpeshim në kohën më të mirë të zgjedhjeve e cila do të bëhet me marrëveshje me subjektet politike, po edhe mes kryeministrit, presidentes e edhe mes meje si kryeparlamentar”, deklaroi Konjufca.
Ndërsa, deputetja e Vetëvendosjes Arbëreshë Kryeziu tha se sondazhet tregojnë se Vetëvensoej do të fitojë bindshëm edhe në zgjedhje të reja.
“Sidomos këtë viti që lam pas partitë opozitare në vazhdimësi në kërkuar zgjedhje, madje shumë herë na kanë kërcënuar me faktin se do të rrezojnë qeverinë por paaftësia e tyre edhe në numra edhe qëndrime e ka bërë të pamundur një gjë të tillë. Ata do të kërkojnë zgjedhje të reja sepse e dinë që s’do të ketë zgjedhje të reja dhe besoj se ky do të jetë mandati i parë që kjo qeveri do ta përmbushë mandatin e plotë..”, “Në jemi në vit zgjedhor këtë vit sepse vitin tjetër do të kemi zgjedhje nuk mendoj se do të ketë arsye me pas zgjedhje të reja por edhe nëse do të ketë unë besoj që dihet se kush do të jetë partia fituese në këto palë zgjedhje të reja….vv ka arritur të dëshmoj se është e përkushtuar për të punuar për interesin e përgjithshëm te qytetarëve… Pa dyshim do të kemi rritje sepse këtë e kanë treguar sondazhet që tregojnë që VV-ja do të dalë bindshëm e para dhe do të ketë rritje.. besoj se kemi arsye për të pasur rritje prandaj s’ja kam frikën zgjedhjeve të reja edhe nëse ato do të ndodhnin këtë të diel”, tha Kryeziu.
Për analistin politik, Artan Muhaxhiri, zgjedhje të reja gjatë këtij viti mund të ketë vetëm nëse këtë e dëshiron kryeministri Kurti dhe partia e tij.
“Është shumë e qartë që zgjedhje në Kosovë sivjet mund të ketë vetëm nëse këtë e dëshiron kryeministri Kurti apo vv-ja sepse nuk ekziston ndonjë mënyrë tjetër. Qoftë për kalkulime të brendshme qoftë ndonjë presioni ndërkombëtarë. Por zgjedhjet e reja do të kenë kuptim vetëm nëse vie deri te ndonjë ndryshim …nëse sërish VV-ja fiton më shumë se 50% s’do të ketë ndonjë ndryshim kualitativ…”, tha Muhaxhiri.
Zgjedhjet e fundit parlamentare u mbajtën më 14 shkurt të vitit 2021, në të cilat Lëvizja Vetëvendosje kishte marrë mbi 50% të votave.