4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Receta e ëmbël e lëkurave të portokallit të mbështjella me çokollatë

Këtë herë njiheni me një recetë sa të thjeshtë po aq edhe të shijshme e të veçantë.

Kjo recetë sjell lëkurat e portokallit e mbështjella me çokollatë, si një variant special për shijimin e tyre dhe përfitimin e vlerave që mbartin.

Ju mund t’i shërbeni së bashku me kafe ose si shoqëruese për pijen tuaj të preferuar.

Zbuloni më poshtë se si t’i përgatisni ato me përsosmëri duke ndjekur udhëzimet e AgroWeb.org hap pas hapi.

Përbërësit

100 g çokollatë e zezë 50%

3-4 portokalle

Sheqer dhe ujë sipas dëshirës

Përgatitja

Fillimisht lani mirë portokallet, largoni pjesën e sipërme dhe të poshtme, e në fund hiqni butësisht lëkurën duke pasur kujdes që të mos prishet.

Vazhdoni duke prerë lëkurën në shirita të hollë rreth 5mm.

Për të larguar shijen e hidhur, kalojini lëkurat në një tas dhe shtoni aty ujë të përvëluar. Lërini të qëndrojnë për 5minuta. Përsëriteni këtë proces edhe 2 herë të tjera.

Kulloni ujin dhe kalojini lëkurat në një tenxhere. Hidhni ujë sa të mbulohen dhe sheqer, e më pas vendosenitenxheren në zjarr. Gatuajeni butësisht derisa lëngu të trashet dhe të pakësohet.

Pas kësaj vendosini lëkurat në rrjesht sipër një letre kuzhine dhe lërini të thahen përgjatë natës.

Të nesërmen shkrini çokollatën dhe zhysni në të një e nga një lëkurat e portokallit.

Lëreni çokollatën dhe lëkurat të thahen plotësisht në një vend të freskët dhe të thatë.

Më pas shërbejini me kafe ose pijen që dëshironi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img