1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Kurti vjet e bëri hero të paqes Ivanoviqin, sivjet kriminel

Brenda një viti, Albin Kurti e ka ngritur në qiell dhe e ka përplasur për tokë figurën e ish-politikanit të vrarë serb Oliver Ivanoviq.

Në dy përvjetorët e fundit të vrasjes së Ivanoviqit, kryeministri e ka kujtuar në dy versione ish-politikanin serb të veriut: vitin e kaluar si ‘hero të paqes’ dhe sivjet si të dyshuar për krime.

Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar të vitit 2018 me gjatë të shtëna në shpinë para objektit të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut. Asokohe ai ishte i angazhuar në politikë si kryetar i partisë “Liri, Demokraci, Drejtësi”. Në të njëjtën kohë, po përballej edhe me një proces gjyqësor në vazhdim për krime lufte kundër civilëve.

Akuzat për krime lufte me të cilat përballej Ivanoviq ishin “mbuluar” në një përkujtim që kryeministri Albin Kurti ia kishte kushtuar ish-politikanit serb në pesë-vjetorin e vrasjes së tij më 2023.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shefi i qeverisë e kujtonte Ivanoviqin si hero të paqes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img