Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Bukosh të Vushtrrisë, transmeton IndeksOnline.
Në aksident janë përfshirë dy automjete ku përveç dëmeve të konsiderueshme materiale raportohet edhe për të lënduar.
Aksidenti ka ndodhur në vendin ku është duke u punuar në ndërtimin e hekurudhës.
Policia e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin./IndeksOnline/