Aktivistja për të drejtat e njeriut, Nexhmije Kllokoqi që ishte reportere në kohën e luftës, thotë se qyteti i Mitrovicës në masë të madhe ka qenë i boshatisur.
Ajo thotë se Oliver Ivanoviqi me bandat kriminale këtë situatë e ka parë si mundësi të mirë për të bërë rendin në zonë.
“Ne kemi vëzhguar situatën lartë. Në veri të Mitrovicës kanë qenë rreth 30 banorë të vjetër dhe kanë vëzhguar situatën. Kur kanë parë situatën se askush nuk po kthehet janë grupuar dhe kanë bërë Rojet e Urës dhe më ka qenë e pamundur të kthehen banorët shqiptarë”, tregon ajo në RTV Dukagjini.
Kllokoqi e cila ishte reportere për një televizion japonez gjatë luftës thotë se kishte vendosur të kthehet në Mitrovicë pas luftës duke pasur parasysh se Kosova ishte çliruar.
“Meqë më kishin humbur lidhjet me familjen menjëherë pas marrëveshjes mendova se u çliruar dhe desha të kthehem te familja. Kur kemi arritur te ura, na ka dalë Oliveri me roje dhe na kanë ndalë. Unë e kam njohur Oliverin. Na tha se nuk mundeni me shkua lartë sepse jeni shqiptarë. Kolegut japonez i kam thënë që të kap imazhet. Megjithatë pas shumë përpjekjesh na ndaluan dhe nuk na lejuan të shkojmë më lartë”.
“Pasi u kthyem në bazën e KFOR-it francez, dhe menzi më kanë mundësuar vetëm mua duke më hipur mbi tankun e tyre që të shkojë të shohë a janë gjallë anëtarët e familjes. Familjarët e mijë ishin të gjithë aty dhe ata për asnjë ditë nuk e lëshuan shtëpinë për asnjë çmim. Më pas filluan bombat dhe ishte e çartë se diçka e keqe po planifikohej në ato lagje. Ishte situatë shumë e tmerrshme”.
“Oliveri ka bërë shumë vrasje e krime. Ka organizuar kriminalitet të madh. Ai e ka ndier veten shumë të fuqishëm dhe nuk ka dashur të dijë as për KFOR-in francez e për askënd. Kjo fuqi i zgjati deri në shfaqjen e Listës Serbe”.
Reporterja thotë se Oliveri filloi të konfrontohej me Listën serbe dhe derisa po i humbte vazhdimisht fuqia ai një ditë kërcënoi “mos më detyroni se mund të flasë”.
“Ai ishte i gatshëm t’i pranojë e të flasë. Një javë pas kësaj deklarate ai u vra”.
“Kam qenë dy herë në Hagë dhe kam dëshmuar edhe falë xhirimit që e kemi bërë me reporterin japonez. Ai u arrestua në bazë të kësaj dëshmie.