7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Kurti e Osmani e kanë kurthuar vendin me Asociacionin

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se kërkesa dhe fokusi i parterëve ndërkombëtarë ndaj Kosovës është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Hoti në Tëvë1, ka thënë se Kurti e Osmani më këtë e kanë ndalë konsolidimin e shtetit në arenën ndërkombëtare.

“Ky është kurthimi i vetës që Qeveria, kryeministri, presidentja janë kanë bërë vendit. E kanë stopu agjendën e konsolidimit të shtetit në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Hoti.

Ai duke komentuar deklaratat e zyrtarëve qeveritar se në veri të vendit nuk ka pasur kurrë më shumë shtrirje të sovranitetit të Kosovës, ka thënë se sovranitet ka pasur edhe më herët duke përmendur hyrjen e serbëve në institucionet e Kosovës.

Hoti tha se deklaratat e zyrtarëve qeveritar janë propagandë, ndërsa tha se ai parapëlqen që zgjidhjet politike të bëhen “hap pas hapi”

“Jam mbështetës i madh i zgjidhjeve politike hap pas hapi duke konsolidu institucionet e Republikës së Kosovës në veri të vendit, duke konsolidu shtetësinë e Kosovës në arenën ndërkombëtare, Ushtrinë e Kosovës, Policinë e Kosovës, aleancat rajonale për të quar përpara agjendën tonë. Unë besoj që rrugë tjetër nuk ka dhe këta (Qeveria) po e shohin që nuk ka rrugë tjetër”, ka thënë Hoti.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img