4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Mbi 3.4 milionë udhëtarë ‘fluturuan’ përmes Aeroportit Ndërkombëtar i Prishtinës, gjatë vitit 2023

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” u ka shërbyer 3 milionë e 424 mijë e 883 udhëtarëve gjatë vitit 2023, duke regjistruar një rritje prej 14 për qind në krahasim me vitin e kaluar, kur numri i udhëtarëve ishte 2,994,560.

Kompania që menaxhon aeroportin, LKIA ka bërë publike këto të dhëna statistikore.

Sipas raportit të fundit, muaji i gushtit ishte muaji me aktivitetin më të lartë në aeroport, me një total prej 411,162 udhëtarësh, i ndjekur ngushtë nga muaji korrik me 396,700 udhëtarë.

Përkundrazi, muaji shkurt ka rezultuar me trafikun më të ulët, me vetëm 193,116 udhëtarë dhe marsi me 221,760 udhëtarë.

Totalisht, në tërë vitin u zhvilluan 11,639 lëvizje të avionëve, që paraqet një rritje prej 7% në krahasim me vitin paraprak.

Numri më i madh i fluturimeve ishin në muajt e gushtit dhe korrikut, ku u regjistruan përkatësisht 1,389 dhe 1,365 nisje. Ndërkohë, shkurti vërehej për numrin më të ulët të fluturimeve, me vetëm 619 nisje.

Raporti i LKIA-s zbulon se destinacionet më popullore që lidhen me Prishtinën janë Bazeli, Cyrihu dhe Dyseldorfi.

Sa i përket trafikut ndërkombëtar, Zvicra mban pozitën kryesore për udhëtarët nga dhe për në Prishtinë, e ndjekur nga Gjermania, Turqia, Austria, dhe Mbretëria e Bashkuar.

Në aspektin e destinacioneve ndërkombëtare, Nju Jorku (Aeroporti Ndërkombëtar John F. Kennedy) dominon si destinacioni kryesor i largët, të cilin e pasojnë Newark International në Nju Xhersi, Aeroporti Ndërkombëtar O’Hare në Çikago, Aeroporti Ndërkombëtar i Frankfurtit, Aeroporti Ndërkombëtar i Brukselit, Aeroporti Ndërkombëtar i Torontos, dhe të tjerë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img