-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi takon Hasanin: Shqipëria e gatshme ta përkrah Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim ministrin për Evropë dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasanin.

Gjatë takimit, Bislimi vuri në pah bashkëpunimin ndërqeveritar mes dy vendeve, i cili sipas tij, ka njohur zbatim të plotë dhe efektiv të pothuajse të gjitha marrëveshjeve të arritura në mandatin e qeverisë aktuale.

Ai tha se marrëveshjet tashmë të zbatuar kanë kontribuar pozitivisht në arsim, kultur, shëndetësi, infrastrukturë e bashkëpunim ndërkufitar të frytshëm.

“Ministri Hasani iu bashkëngjit këtij konstatimi duke theksuar intensifikimin e vëllimit tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë, i cili është rritur për 100 milionë euro vetëm vitin e kaluar”.

“Më tej, u diskutua rreth sfidave të përbashkëta ku mund të bashkëpunojmë akoma më shumë, si integrimi evropian, mirëpo edhe në fushën e sigurisë dhe të bashkërendimit për ruajtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon, e në veçanti në Luginën e Preshevës, pasur parasysh diskriminimin me të cilin përballen shqiptarët”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Bëhet e ditur se në takim u fol edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare ku Hasani shprehu gatishmërinë për ta përkrahur Kosovën në këtë drejtim.

“Qëndrojmë me dëshirë të mirë e energji të plotë, për ta rritur bashkëpunimin e afruar shtetet tona sa më afër me njëri tjetrin. U diskutua dhe mbi rëndësinë e mbështetjes së Shqipërisë ndaj Kosovës edhe në sfera të ndryshme, veçanërisht anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, ku ministri shprehu gatishmërinë e tij për të përkrahur Kosovën në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img