-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj pret kryediplomatin Hasani: Hekurudha Prishtinë – Durrës e inciuar në Qeverinë tonë ndryshon epokën e shqiptarëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.

Haradinaj ka thënë se në takim me kryediplomatin shqiptar ka vlerësuar angazhimin që Shqipëria ka dhënë në mbështetje të Kosovës.

“Mirëprita sot në selinë e Aleancës, Ministrin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, z. Igli Hasani me bashkëpunëtorë. Në takim vlerësova angazhimin e qeverisë shqiptare në mbështetje të Republikës së Kosovës, në shumë çështje të rëndësishme. Projekti i hekurudhës i inicuar në qeverinë tonë, që tani po bëhet realitet ndryshon epokën e shqiptarëve”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se roli i Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO, është tejet i rëndësishëm.

“Në këto etapa vendimtare kërkojmë mbështetjen e qeverisë shqiptare, tani në veçanti kur e dimë që Shqipëria udhëheq shumë iniciativa rajonale, siç është Karta e Adriatikut dhe disa të tjera. Ne, bashkërisht duhet të kemi pozicion sa më të qartë dhe më unik në raport me interesin kombëtar dhe të dy shteteve”.

“Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet synim kryesor i yni si shtet, si garancë për më shumë stabilitet në rajon e botë. Krahas mbështetjes sëaleatëve tanë perëndimorë në krye me SHBA-të, roli i Shqipërisë është tejet i rëndësishëm në arritjen e këtij objektivi por edhe në proceset e tjera euro-integruese të Kosovës”, është shprehur Haradinaj

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img