-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Miratohet në parim projektligji për noterinë, Haxhiu zotohet për proces transparent

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, të martën ka miratuar në parim projektligjin për noterinë.

Gjatë prezantimit të këtij projektligji, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se provimi i noterisë do të mbahet më 27 janar. Për këtë, ajo u zotua se po synojnë që të jetë proces transparent.

“Ministria e Drejtësisë është në proces të digjitalizimit të gjitha shërbimet që i ofron ky dikaster, të Noterisë edhe të Përmbarimit. Provimi i noterisë do të mbahet më 27 janar”, deklaroi Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë, deklaroi se nuk ka informacione në lidhje me abuzimet qe bëhen për praktikantët.

“Unë kam informacione sa i përket diskriminimit të grave. Unë mendoj që gradualisht jemi në rrugë të mirë për ta rregulluar këtë çështje. Kjo vjen për shkak të mentalitetit patriarkal për pushim lehonisë. Unë mendoj që jem në rrugë të mirë për ta rregulluar këtë çështje me reformën që po bëhen nga Ministria e Financave sa i përket praktikanteve. Qeveria për herë të parë i trajton ata dinjitetshëm me programet e MF-së dhe ministrive të tjera”, u shpreh ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img