Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se vdekja e poetit, krijuesit e shkrimtarit të mirënjohur, Adem Gashi, i ka mërzitur të gjithë.
Sipas Krasniqit, si tekstshkrues, Ademi ishte nga të rrallët dhe më origjinalët në vendin tonë – veçanërisht në dedikimet që u bënte heronjve të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“’Sërish vjen Marsi’ – është vetëm një nga perlat e tij që do të këndohet brez pas brezi”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
“Ai la gjurmë të pashlyera kudo ku punoi dhe veproi, nga arsimi, televizioni, institucionet shtetërore e posaçërisht në pasionin e tij të parë, krijimtarinë letrare – për çka u nderua me çmimin kombëtar letrar për vepër jetësore ‘Azem Shkreli’”, ka potencuar ai.