Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për shpërthimin pas mesnatës veri të Mitrovicës, ku mbetën të plagosur dy persona.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë për gazetën online Reporteri.net. se njëri nga të plagosurit ka marrë lëndime të rënda, por është jashtë rrezikut për jetë.
Elshani ka bërë të ditur se granata ka shpërthyer jashtë hotelit “Bisevac”.
Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe shtatë vetura që gjendeshin aty pranë, ndërkaq autoritetet e sigurisë thanë se po merren për zbardhjen e këtij rasti.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut ka thënë se rasti nuk lidhet me çështje etnike.
“Nuk kemi arsye të besojmë që ky rast ka lidhje me çështje etnike”, tha Elshani