Sylejman Kllokoqi, kameramani që ofroi dëshmi për masakrën e Reçakut, e cila u krye nga forcat serbe 25 vjet më parë.
Ai në “Pressing” të T7, ka treguar se kishte parë koka të prera të njerëzve.
“Kur hymë aty shtëpia e parë, ishte një njeri pa kokë dhe familjarët e kërkonin kokën, ia kishin pre kokën. Prej aty kam vazhdu anën e majtë një rugicë, ku çdo 100 metra, 150 metra, ishin në anën e majtë dhe të djathtë nga dy persona të vdekur”, ka thënë ai.
Kjo masakër kishte ngritur alarm në shtetet perëndimore, që më pas rezultoi me ndërhyrjen e NATO’s.
Serbia vazhdon ta mohojë këtë masakër, përkundër fakteve që janë ofruar edhe nga mekanizma ndërkombëtarë. /Gazeta Express