9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Masakra e Reçakut/ Bajram Begaj: Të lutemi për shpirtin e civilëve të pafajshëm

Këtë të hënë, përmes një postimi në llogarinë e tij në :”Facebook”, presidenti i vendit Bajram Begaj, ka kujtuar masakrën e Reçakut.

Begaj shprehet se lutemi për shpirtin e civilëve të pafajshëm, viktima të genocidit dhe të krimeve kundër njërëzimit të kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviç në Kosovë.

Sipas Begajt, kjo kujtesë është një motiv i fortë, për sigurinë, lirinë dhe dinjitetin njerëzor.

Postimi:

Sot një çerekshekulli nga masakra e Reçakut, të lutemi për shpirtin e civilëve të pafajshëm, viktima të genocidit dhe të krimeve kundër njërëzimit të kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviç në Kosovë.

15 janari 1999, zgjoi botën për reflektim ndaj masakrave barbare që kryheshin në Kosovë.

Kjo kujtesë sot është motiv i fortë për të mbrojtur paqen, sigurinë, lirinë e dinjitetin njerëzor nga çdo makineri dhune që ushqehet nga racizmi, ekspansioni dhe armiqësia ndaj tjetrit”, shkruan Begaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img