4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kapet 27-vjeçari shqiptar në Parma/ U dëbua në vitin 2020, por hyri sërish në Itali me identitet të rremë

Një 27-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Parma të Italisë, pasi hyri ilegalisht në shtetin fqinj.

I riu ishte dëbuar nga Italia në vitin 2020, me urdhër të Gjykatës së Apelit të Bolonjës, për “shoqërimin e tij deri në kufi”. Karabinierët e shoqëruan drejt portit të Ankonës, duke bërë riatdhesimin e tij në portin e Durrësit.

Por, 27-vjeçari, sipas mediave italiane, ishte rikthyer sërish në mënyrë të jashtëligjshme në Parma, ku më herët ishte përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike.

Ai ndalua teksa po udhëtonte me një “Mercedez” dhe leje drejtimi me të dhëna të rreme. Analiza e gjurmëve zbuloi identitetit e të riut, që deri në 16 dhjetor 2025 e kishte të ndaluar të hynte në zonën Shengen. Në seancën paraprakë të zhvilluar ndaj tij, gjykata vendosi masën e sigurimit “arrest shtëpie”. /Top Channel

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img