1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ngrohtorja e Obiliqit pritet të kushtojë mbi 50 milionë euro, një zonë e qytezës pritet të aktivizohet në vitin 2026

Me ngrohtore qendrore pritet të bëhet edhe Komuna e Obiliqit.

Sipas planifikimeve që pushteti në Obiliq ka bërë, një pjesë e qytezës në vitin 2025-2026 do të aktivizohet me ngrohtoren qendrore.

Nënkryetari i Obiliqit, Ibush Mjekiqi në një prononcim për Front Online ka thënë që shtrirja e gypave bëhet me një gjatësi prej 56 kilometrave.

“Në fazën e parë e kemi ndërtuar objektin e kogjenerimit para dy viteve, tani jemi në proces të shtrirjes të rrjetit të gypave që përfshinë një gjatësi diku të 56 kilometrave gjatësi. Nuk ka të bëjë me Termokos, kjo është një projekt i veçantë që do të jetë vetëm për Obiliq. Ne mendojmë që në zonën e parë që nënkupton qytetin e Obiliqit, disa fshatra siç janë Mazgiti, Dradhishtë e kështu, nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, mund të ndodhin gjatë rrugëtimit të ndodhin shumë probleme ose me prokurim ose me fonde, por sipas parashikimeve për zonën e parë nxemjet duhet me qenë për vitin 2025-2026”, tha ai për Front Online.

Sipas tij, në nxemjet qendrore në zonën e parë do të përfshihen rreth 8 mijë banorë.

“Qyteza e Obiliqit i ka diku 5-6 mijë banorë, plus zonat e tjera që janë përreth, vetëm se diku munden me u përfshi 7-8 mijë banorë mundem me u përfshi me nxemje qendrore në zonën e parë”, u shpreh ai.

E gjithë ky projekt madhor, Komunës së Obiliqit do t’i kushtojë mbi 50 milionë euro.

Nënkryetari Mjekiqi tha që deri tani i kanë siguruar 14 milionë euro, ndërsa vetëm për zonë të parë iu nevojiten 20 milionë euro.

“Mbi 50 milionë euro është projekti për nxemjet qendrore në krejt Obiliqin, domethënë me faza të ndryshme projekti kushton aq. Ne faktikisht deri më tani i kemi siguruar diku rreth 14 milionë. Ky projekt financohet direkt prej buxhetit tonë për investime kapitale deri më tani. Për me aktivizu zonën e parë kërkon deri në 20 milionë euro, në vitin e kaluar i kemi investu në këtë projekt 3.3 milionë euro, këtë vit i kemi ndarë 4.4 milionë dhe vazhdojmë tutje, për shkak që aq kemi mundësi”, tha Mjekiqi për Front Online.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img