Gazetarja e famshme e CNN që ka mbuluar luftën e Kosovës, Christiane Amanpour e ka quajtur hap përpara njohjen e targave nga Kosova e Serbia.
Ajo ka publikuar edhe një storie ku shihen marinsat amerikanë gjatë luftës në Kosovë, si vet ajo duke raportuar.
Këtë storie të saj e ka shpërndarë edhe ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli.
Dugolli tha se janë përgjiothmonë mirënjohës për të gjithë që “refuzuan të mbyllin një sy ndaj krimeve të Millosheviçit dhe projektit famëkeq të Serbisë së Madhe”.
“Një orë shumë e rekomanduar! Përgjithmonë mirënjohës për të gjithë, nga gazetarët tek ushtarët, të cilët refuzuan të mbyllin një sy ndaj krimeve të Millosheviçit dhe projektit famëkeq të Serbisë së Madhe. Një çerek shekulli më vonë, 🇷🇸jo vetëm që dështon të llogarisë me të kaluarën e saj të errët, por kënaqet me pandëshkueshmërinë e tyre për spastrimin etnik dhe gjenocidin, kërkon të korrigjojë “gabimet taktike” të Millosheviçit dhe bën gjithçka që është në fuqi për të destabilizuar vendet fqinje”, ka shkruar ai.