Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për shpërthimin e bombolës së gazit në Kçiq të Mitrovicës.
Haradinaj ka uruar shërim të shpejtë për të lënduarit nga ky rast.
“Lutjet tona janë për të prekurit dhe të plagosurit e shpërthimit të një bombole gazi që ndodhi sot në Kçiq të Mitrovicës. Ndajmë shqetësimin me familjarët dhe i urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve!”
“Qoftë ky rasti i fundit”, ka thënë Haradinaj.