Më poshtë gjeni recetën për gatimin e makaronave me salmon dhe bizele:
Përbërësit për 4 persona:
350 g makarona
200 g salmon i tymosur
250 g bizele konservë ose të freskëta të ziera paraprakisht
1 qepë e vogël
30 g gjalpë
150 ml pana
100 g djathë Philadelphia
1 lugë salcë domatesh
dhe arrë moskat dhe kripë.
Përgatitja: Vëmë makaronat të ziejnë në tenxhere me ujë të kripur dhe ndërkohë përgatisim salcën. Në një tigan të madh skuqim qepën me gjalpin, shtojmë bizelet e kulluara nga lëngu i konservës dhe salmonin të prerë në copa. I skuqim për disa minuta në flakë të mesme, shtojmë panën, pak kripë, arrë moskat dhe salcën e domateve. I lëmë të marrin valë, pas pak minutash fikim zjarrin, shtojmë djathin Philadelphia, e përziejmë dhe e lëmë mënjanë. Kur makaronat të jenë zier, i kullojmë, i hedhim te tigani ku kemi përgatitur salcën dhe i përziejmë për një minutë në flakë të ulët.