-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Dyshohet se u deponuan qindra euro të falsifikuara, tre zyrtarë të bankave raportojnë rastet në Polici

Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të falsifikimit të parasë. Zyrtarë të bankave kanë deklaruar se nëpër bankomate janë deponuar qindra euro që dyshohet se janë të falsifikuara.

Njëri rast ka ndodhur në Prishtinë. Një zyrtar për menaxhimin e parasë në bankë ka dorëzuar 3 mijë e 676 bankënota dhe monedha metalike që dyshohet të jenë të falsifikuara. Sipas tij, ato janë deponuar nga kompani vendore dhe një person i panjohur

“FALSIFIKIM I PARASË – Prishtinë, 12.12.2023-22.12.2023. Me 12.01.2024 ankuesi mashkull kosovar zyrtar për menaxhimin e parasë në bankë ka dorëzuar 3676€ bankënota dhe monedha metalike që dyshohet të jenë te falsifikuara. Sipas ankuesit dyshohet se te njëjtat janë deponuar në bankë nga disa kompani vendore dhe një person i panjohur. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raport.

Një rast tjetër i ngjashëm ka ndodhur në një bankë në Fushë Kosovë.

“Rr.Nëna Terezë-Fushë Kosovë 13.11.2023-10.01.2024. Me 12.01.2024 ankuesja femër kosovare arkëtare në bankë, ka deklaruar se janë deponuar gjithsejtë 532 monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar dhe rasti mbetet nën hetime”, ka njoftuar Policia.

Rasti tjetër ka ndodhur në Gjilan.

“Rr. Esat Berisha, Gjilan 12.01.2024-15:00. Ankuesja femër kosovare, arkëtare në bankë, ka deklaruar se në bankomatin e bankës nga një klient janë deponuar gjithsejtë 700€, prej tyre janë 400€ të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar dhe rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raport.

*Foto ilustruese

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img