-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku për 2024-tën: Vit i angazhimit në terren në 877 nëndegët tona në Kosovë e Mërgatë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka zhvilluar sot takimin e parë mobilizues me strukturat e degës së kësaj partie në Podujevë.

Ai tha se viti 2024 për LDK-në do të jetë një vit i angazhimit në terren.

“Në Llap, në takimin e parë mobilizues me strukturat e Degës sonë në Podujevë. Takova Kryesinë e Degës, të gjithë kryetarët e nëndegëve dhe asambleistët tanë atje. I urova për një vit të mbarë. I falënderova për angazhimin e vazhdueshëm që ata dhe gjithë veprimtarët tjerë kanë. Viti 2024, për LDK-në, do të jetë vit i angazhimit në terren; në takime me qytetarë në të gjitha 877 nëndegët tona në Kosovë dhe Mërgatë”, thuhet në njoftim.

Më tutje, ai i ka falënderuar për siç tha Abdixhiku, punën e madhe.

“Nisëm me planifikim e aktiviteteve në Podujevë sot, do ta vazhdojmë në çdo qytet e çdo fshat; sepse Rruga e Re duhet të shpaloset në çdo anë. Dhe në këtë rrugëtim, Lidhja ka anëtarësinë e jashtëzakoknshme të saj. Ju faleminderit për punën e madhe. Na priftë e mbara në angazhimin përpara!”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img