Qeveria gjermane ka thënë se do të flasë në mbrojtje të Izraelit si palë e tretë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke mohuar akuzat se Izraeli po kryen akte gjenocidale në Gaza.
“Qeveria Federale hedh poshtë akuzat për gjenocid të bëra kundër Izraelit përpara [GJND]. Është e pabazë”, tha ambasadori gjerman në Izrael Steffen Seibert në një postim në rrjetet sociale, transmeton Klan Kosova.
“Në seancën kryesore Gjermania do të shprehë qëndrimin e saj si palë e tretë. Ne vazhdojmë të mbështesim punën e GJND-së siç e kemi bërë për dekada”.