3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

KQZ cakton mjetet për partitë: VV’ja mbi 2 milionë, PDK’ja 760 mijë euro, LDK’ja 640 mijë…

Komisioni Qendror Zgjedhor ka mbajtur sot mbledhje, ku ka marrë vendim për caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2024.

Shuma e mjeteve për financimin e subjekteve politike dhe për mbështetjen e punës së secilit deputet nga ky fond është në vlerën e përgjithshme: 4 milionë e 800 mijë euro.

Sipas tabelës së KQZ’së, shuma për Lëvizjen Vetëvendosje është 2 milionë e 52 mijë euro, derisa shuma e ndarë për shpenzime të deputetëve është 228 mijë euro. Në total, shuma e ndarë për këtë subject është 2 milionë e 280 mijë euro.

Për PDK’në, janë ndarë 684 mijë euro, derisa shuma për shpenzimet e deputetëve të kësaj partie është 76 mijë euro, që në total i bie 760 mijë euro.

LDK’ja do të ketë në dispozicion 576 mijë euro, ndërkohë që shuma e ndarë për shpenzimet e deputetëve është 64 mijë euro. Në total, për LDK’në janë ndarë 640 mijë euro.

Për Listën Serbe janë ndarë 324 mijë euro. Shuma e ndarë për shpenzimet e deputëtëve të kësaj partie është 36 mijë euro, apo në total 360 mijë euro.

AAK’së i janë ndarë 288 mijë euro, derisa për shpenzime të deputetëve 32 mijë, apo në total 320 mijë euro.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img